Edinson Cavani është sulmuesi i shquar uruguajan i cili ka lozuar me skuadra të mirënjohura në karrierën e tij. Për momentin ai është sulmuesi i Manchester United. Deri para kohësh ai ka veshur fanellën me numrin 7. Por pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, situata ka ndryshuar.
Cavani ka bërë një xhest të admirueshëm, ai ka lënë fanellën e tij me numrin 7 në mënyrë që këtë numër ta marri ylli portugez. Ky veprim është vlerësuar nga Ronaldo. Për këtë arsye klubi anglez ka vendosur të ndihmojë tifozët.
Manchester United ka vendosur që për tifozët që kanë blerë bluzen e Cavanit të rimbursohen ose të marrin bluzen e re të Cavanit me numrin 21 falas, varet sipas dëshirës së tifozëve.