Do të jetë një merkato me shumë lëvizje ajo e janarit për Manchester United. Të paktën kështu janë planet e drejtuesve dhe të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka ndërmend të skarcojë disa futbollistë.
Nuk do të ketë çmenduri për blerjet, por largimet do të kenë edhe emra të rëndësishëm që nuk kanë arritur të tregojnë dot veten me fanellën e “Djajve”.
Bëhet fjalë për Van de Beek, Jesse Lingard, Phil Jones, Eric Bailly, Anthony Martial, Diogo Dalot dhe Alex Telles. Qëllimi i madh i drejtuesve është të grumbullojnë miliona të vlefshme për merkaton e verës.
Sigurisht që disa prej këtyre lojtarëve do të huazohen për të pasur sa më shumë minuta në këmbë për t’u rikthyer sërish në Mançester.
Do të jetë shumë e vështirë që lojtarët të largohen, sidomos tani pas prezencës së Kristiano Ronaldos. Të gjithë duan të luajnë me kampionin portugez.