Manchesteri ngec ndaj Everton, goli i Martial nuk vlen 3 pikë

Manchester United është ndalur në barazim 1-1 në shtëpinë e vet kundër Everton. Goli i Anthony Martial nuk ka mjaftuar për Djajtë e kuq të dilnin nga Old Trafford me pikët e plota.

Edhe pse ekipi i Solskjaer zhvilloi një ndeshje të kënaqshme duke e dominuar ndeshjen për pjesën më të madhe të takimin, nuk arritën dot të kalonin përsëri në epërsi. Goli i shënuar nga Townsend e gjeti të pafuqishëm Manchesterin për të reaguar.

Ndërkohë ekipi i Benitez e interpretoi mirë ndeshjen, madje ata mund të dilnin me 3 pikë të plota nga Teatri i Ëndrave. Goli i shënuar nga Yerry Mina në fundin e takimit u anulua vetëm pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion jashtë loje. Kështu dë dyja ekipet ndanë nga 1 pikë këtë javë të shtatë të Premier League. / oversport.tv

Premier League: Java e 7
Manchester United-Everton 1-1
Golat: Martial 43’/ Townsend 63’