Manchesteri vishet i kuq, Fernandes dhe Rashford gjunjëzojnë në fund qytetarët

Derbi i Manchesterit i përket “Djajve të Kuq”. Dy golat nga Bruno Fernandes dhe Rashford përmbysën rezultatin e Manchester City. Fillimisht në pjesën e parë ekipet nga Manchesteri menduan të studionin lojën e njëra-tjetrës, por pa krijuar rreziqe në zonën e kundërshtarit. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola mes skuadrave.

Në pjesën e dytë Manchester City mendoi të prishte ekuilibrat e këtij takimi me anë të Grealish. Ky i fundit realizoi në mënyrë perfekte një gol me kokë me një top të shërbyer nga Kevin De Bruyne.

Megjithatë Manchester United filloi të rrisë ritmin e lojës derisa u shpërblye me një gol. Bruno Fernandes me një top i nisur nga kundërsulmi, u tregua shumë i ftohtë përballë Ederson dhe arriti të barazojë shifrat.

Por vetëm pas tre minutash “Old Trafford”, shpërtheu në festë. Manchester United arriti të përmbysë rezultatin me anë të Marcus Rashford, i cili vulosi shifrat në 2-1.

Kjo fitore në derbin e Manchesterit, i dërgon “Djajtë e Kuq” provizorisht në vendin e tretë të renditjes së Premier League. Nga ana tjetër kjo humbje e qytetarëve, i hap rrugën Arsenalit për t’u shkëputur në tabelën e klasifikimit. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter