Mancini bën kurthin për Zvicrën, gati Zaniolo e Pellegrini

Barazimi kundër Bullgarisë në kualifikueset e Kupës së Botës, ndeshja e parë 53 ditë pas triumfit në Euro 2020, ka bërë që të bien sirenat e alarmit në kampin Italian.

Dëshira për t’u rikthyer në Botëror është e madhe pas mungesës së kualifikimit në 2018-n, prandaj hapi fals ndaj bullgarëve ka rikthyer në mendje ankthet e Play Off-it, si ai dramatiku kundër Suedisë. Sepse formula e kualifikueseve është e pamëshirshme, vetëm e para e çdo grupi kualifikohet direkt për në Katar 2022.

Prandaj ndeshja e radhës kundër Zvicrës është shumë e rëndësishme për të besuarit e Mancinit. Italia është në krye të grupit më 4 pikë më shumë se Zvicra, por këta të fundit kanë 2 ndeshje më pak.

Kampionët në fuqi të Europës duhet të kthehen me të paktën një pikë nga transferta e Bazelit, që të jetë të qetë për vendin e parë në grup. Tekniku “axurr” pritet të bëjë disa ndryshime në formacion. Zaniolo dhe Pellegrini janë të gatshëm për këtë takim dhe presin mundësinë e tyre.

Edhe Locatelli pretendon një vend titullari, ndërsa rikthimi i kapitenit Chiellini në formacion në vend të Acerbit duket i sigurtë. Edhe Di Lorenzo pritet të luajë titullar në vend të Florenzit, që u duk në vështirësi ndeshjen e fundit. /Oversport.tv