Mancini bën një lëvizje të fundit, merr tek Italia mbrojtësin e Sassuolos

Roberto Mancini ka vendosur të shtojë edhe një mbrojtës në listën e tij, por jo për ndeshjen e sotme kundër Zvicrës.

Trajneri i kampionëve të Italisë ka ftuar qendërmbrojtësin e Sassuolos, Gian Marco Ferrari, dhe ai do të bashkohet me ekipin pas duelin me helvetët.

29-vjeccari do të jetë në dispozicion të Mancinit për duelin kundër Irlandës së veriut në transfertë.

Ferrari është grumbulluar edhe një herë tjetër me Italinë, në maj të vitit 2021 në një ndeshje kundër San Marinos që u fitua me rezultatin 7-0. / oversport.tv