Mancini: Çdo ndeshje është një provim, duam të fitojmë Nations League

Të merkurën Italia do të ndeshet me Spanjën në “San Siro” në gjysmëfinalen e Nations League.

Trajneri Roberto Mancini ka folur për këtë përballje: “E kishim më të vështirë, në mbledhjen e parë pas Euro 2020, tani djemtë kanë luajtur disa ndeshje dhe janë të gjithë mirë. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë në gjysmëfinale dhe nëse ka mundësi edhe një finale të mirë.

Janë katër skuadrat më të mira të Europës, për ne është e rëndësishme Nations League. Prurje të reja? Ka shumë të rinj, duhet t’u japësh mundësinë që shprehen. Kemi një problem se ndeshjet tona janë në të njëjtën periudhë me ndeshjet e kombëtares Under 21, të cilët luajnë për tu kualifikuar në Olimpiadë.

Pastaj në Itali çdo ndeshje është një provim, mund të kesh fituar Europianin apo Botërorin, por duhet të fitosh ndeshjen pasardhëse dhe kjo është një gjë e drejtë. Djemtë janë paraqitur shumë mirë deri tani”.


LEXO EDHE Mancini u beson Kampionëve të Europës, Pellegrini e vetmja risi tek Italia


Mancini ka folur edhe për situatën që po kalon Donnarumma: “Ai është portieri më i mirë në Botë në këto momente dhe megjithëse PSG-ja ka edhe një portier tjetër shumë të mirë (Navas) nuk besoj se do të qëndrojë gjatë në pankinë.

Mendoj se mund të ndihmojë skuadrën që të fitojë Champions League”, ka përfunduar Roberto Mancini. /Oversport.tv