Mancini i hap derën e kombëtares Joao Pedros: Ka cilësi të lartë teknike

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini i ka hapur derën sulmuesit brazilian të Cagliarit për të ardhur me kombëtaren e kaltër. Gjatë një intervistë për Sky Sports, numri një i stolit të Italisë tha se ai ka cilësi të lartë teknike dhe nuk e përjashtoi mundësinë për ta thirrur në kombëtare.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Ai ka shumë vite që luan në Itali, të gjithë e dimë se ka cilësi të lartë teknike. Ka shumë lojtarë të tjerë që mund të rriten dhe për mua është e rëndësishme që të shkoj në Kupën e Botës. Kjo edhe sepse besoj se janë 10-12 lojtarë që mund të përmirësohen shume dhe të vijnë me ne në Botëror në rast se shkojmë”.

Kështu, Mancini i jep sinjale lojtarëve të huaj se mund të vijnë në kombëtaren italiane. Bashkë me Joao Pedro është përfolur shumë se të kaltërve mund t’i bashkohet edhe Luiz Felipe i Lazios.