Mancini: I kuqi na penalizoi, do luanim edhe me Spanjën si ndaj Belgjikës

Pas fitores kundër Belgjikës për vendin e tretë në Nations League, ka folur trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Mancini. Ai komentoi arritjen e sotme, ndeshjen kundër Spanjës si dhe të ardhmen që e pret kombëtaren.

“Italia në Kampionatin Evropian luajti gjithashtu kundër Spanjës, por është e vështirë kur luan me dhjetë lojtarë. Do të kishte qenë një ndeshje si sot, djemtë ishin mirë”.

“Ne kemi zgjidhje të ndryshme në mesfushë, me lojtarë që kanë cilësi të ndryshme. Është një gjë pozitive. Chiesa nuk e ka të vështirë të luajë majtas ose djathtas. Berardi bëri shumë mirë, madje edhe Raspadori me Kean”.

Më pas ai u ndal te ndeshja kundër Zvicrës që do të luhet në nëntor për kualifikueset e “Qatar 2022”: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, siç ishte në Kampionatin Europian. Ne luajmë në shtëpi, do të jetë ndeshja e vitit pas atyre të EURO 2020. E dimë shumë mirë që duhet të fitojmë”. /oversport.tv