Mancini i trembet Ronaldos: Nuk dua të përballem me Portugalinë

Nuk është momenti më i mirë me Italinë, por Roberto Mancini kërkon nga lojtarët e tij të gjejnë forcën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Qatar 2022”. Tekniku italian foli në Samitin Social të Futbollit, ku ndër të tjera tregoi edhe ekipin që nuk do të donte të përballej në fazën “play off”.

“Ne menduam se ishim të kualifikuar për në Kupën e Botës, por duhet të jemi në gjendje të pranojmë verdiktin e fushës edhe kur ai është negativ. Ne ende i kemi mundësitë dhe do të luajmë të kualifikohemi. Nëse do të kishte një moment negativ, më mirë tani sesa në mars ose më vonë në Kupën e Botës. Megjithatë, nëse arrijmë në mars dhe jemi pa lëndime, ne mund të përballemi me këdo. Nëse do mund të hiqja një ekip për mos u përballur, do të thosha Portugalinë”.

GJETJA E FORCËS- “Nuk e mendoja se nuk do të kualifikohesha direkt, por jemi në gjysmë të rrugës, duhet të gjejmë forcën tonë dhe të përgatitemi për marsin. Ne jemi një ekip i shkëlqyer, nuk e fituam kampionatin europian rastësisht, por sepse ne e merituam atë”. /oversport.tv