Mancini: Inter-Juve nuk është vendimtare, Napoli favorit për titullin

I ftuar në një event, trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini ka folur për sfidat e rëndësishme të kësaj jave në Serie A. Tekniku ka dhënë mendimin e tij për takimin Inter-Juventus dhe ndeshjen Roma-Napoli.

Shumë lojtarë të kombëtares në sfidën mes Interit dhe Juventusit?

Kënaqem shumë kur shoh shumë lojtarë “axurrë” në fushë, por mendoj se janë pak në krahasim me atë që italianët mund të bëjnë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, por jo vendimtare. Juventusi që është më poshtë në renditje, do të kërkojë fitoren, por ndeshja është e hapur për të treja rezultatet.

Duket dora e Allegrit?

Juentusi po e merr veten, tashmë është e rëndësishme të marrë rezultate dhe të fillojë të rikuperojë pikë.

Po Simone Inzaghi?

Ka vetëm tre muaj që ka ardhur, ka nevojë për kohë që të ambientohet. Interi duhet të fitojë të gjitha ndeshjet.

Locatelli-Barrella?

Dy lojtarë shumë të zotë, që e kanë në dorë të ardhmen e tyre, pasi do të jenë të rëndësishëm për klubet respektive dhe për kombëtaren. E rëndësishme është që të luajnë në këto nivele.

Si ndihej sfida kundër Juventusit si lojtar?

Juventus-Inter ka qënë gjithmonë një sfidë e rëndësishme në Itali, edhe para se unë të trajnoja apo të luaja. Janë dy klube që kanë shkruar historinë e futbollit.

Luhet edhe Roma-Napoli, çfarë sfide pret?

Edhe kjo do të jetë një ndeshje e bukur. Napoli po luan shumë mirë dhe mund të jetë një nga skuadrat kandidate për të fituar titullin. Kush është favoritja për titullin? Napoli bashkë me Milanin, janë skuadrat që luajnë më mirë. Meriton të jetë aty, fakti që lojtarët kanë kohë që luajnë me njëri-tjetrin, i avantazhon. /Oversport.tv