Mancini: Jorginho për “Top të artë”, kundër Belgjikës provojmë gjëra të reja

Kombëtarja italiane– “Ne kemi hyrë në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Kemi djem të rinj që mund të luajnë së bashku edhe për 5-6 vite të tjera. Jam shumë krenar edhe për ndeshjen që luajtëm me Spanjën. Të luash me Spanjën me 10 lojtarë është më e keqja që mund të ndodhë, por ne arritëm të ishim kompakt dhe të shënonim gol. Kishte rrezik të humbnim 4 ose 5 me 0 dhe në vend të kësaj ne shënuam, nuk pësuam”.

Ndeshja ndaj Belgjikës- “Ne duhet së pari të shikojmë kushtet fizike të disa lojtarëve tanë. Me siguri do të ndryshojmë diçka, Belgjika është e para në renditje dhe prandaj nuk do të ketë probleme në shortin për Kupën e Botës, ndërsa ne duhet të fitojmë”.

Raspadori- “Me siguri ai do të ketë mundësinë për të luajtur, por gjithashtu duhet të mendojmë se ai është një djalë i ri. Ai do të ketë një të ardhme të madhe, por nuk mund t’i japim atij të gjitha përgjegjësitë”.

Jorginho- “Ai meriton të fitojë “Topin e Artë”. Nuk e di nëse do të luajë nesër, duhet të shohim kushtet e tij fizike dhe më pas do të vendosim”. /oversport.tv