Mancini largon United: Dua të fitoj Kupën e Botës me Italinë

Roberto Mancini ka vetëm një ide në kokë, të fitojë trofe me Italinë. Edhe pse emri i tij është lidhur shpesh me uljen në stol te Manchester United, tekniku italian duket se as nuk po e merr në konsideratë diçka të tillë.

Për të hedhur këto zëra poshtë ka menduar vetë Mancini që foli për La Gazzetta dello Sport ku mohoi thashethemet e merkatos. Ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje me një klub në Premier League dhe e bëri të qartë objektivin e tij se dëshiron të fitojë Kupën e Botës me Italinë.

“Një marrëveshje verbale me një klub Premier? Gjithçka false. Qëllimi im i vetëm është të shkoj në Kupën e Botës dhe të jem në gjendje ta fitoj atë”, tha Mancini në fjalën e tij. /oversport.tv