Mancini merr përgjegjësitë: Zhgënjimi më i madh profesional, ishte faji im

Mund të shihej qartë në sytë me lot, zhgënjimi që Roberto Mancini pati pas eliminimit nga “play off” që në ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut. Trajneri i kombëtares italiane foli pas ndeshjes ku mori përsipër të gjithë përgjegjësinë, si dhe nuk pranoi të komentonte qartësisht mbi të ardhmen e tij.

“Nëse Kampionati Europian ishte kënaqësia ime më e madhe, ky ishte zhgënjimi im më i madh në nivel profesional – tha trajneri italian. “Gjëra të pabesueshme ndodhin në futboll dhe sonte ndodhi. Disa ndeshje janë të tilla, është e vështirë të flasësh për lojën. Fitorja e Europianit ishte e merituar, por fati që kishim në Europian është kthyer në fat të keq.

Në dominuam grupin, por ndodhën dy situata, (penalltitë e humbura të Jorginhos kundër Zvicrës) që zakonisht nuk ndodhin. Është e vështirë të thuash pse dhe si, më vjen shumë keq për lojtarët”.

E ARDHMJA- “Është një zhgënjim shumë i madh për të gjithë për të folur për të ardhmen”.

EKIPI- “Në nivel njerëzor, unë i dua djemtë më shumë sesa në korrik. Kemi lojtarë të mirë që mund të kenë një të ardhme të shkëlqyer”.

FAJI- “Nuk është faji i presidentit dhe nuk është faji i lojtarëve. Unë jam trajneri, përgjegjësi i parë kur gjërat nuk shkojnë mirë në futboll. Po e vuaj shumë këtë gjë. Nuk e di pse ndodhemi këtu, kundër Zvicrës kemi bërë dy ndeshje të cilat duhet t’i fitonim. Me sa duket duhet të shkonte kështu. /oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana, Twitter