Mancini: Nëntori një muaj i vështirë për italianët, e rëndë të shohim Botërorin në TV

I ftuar në një event, trajneri i Italisë Roberto Mancini ka folur edhe për kualifikimin e munguar të skuadrës “axurre” në Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Katar në nëntor.

“Muaji i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për italianët, sepse është diçka e rëndë që të shohësh Botërorin pa Italinë aty. Është e rëndë dhe e vështirë veçanërisht për mua dhe stafin teknik dhe ndoshta pak më e lehtë për lojtarët që kanë nisur të luajnë në kampionatet respektive dhe e kanë harruar paksa këtë zhgënjim të madh.

Do të bëhem mirë vetëm kur të mbarojë Kupa e Botës, por e pranoj që do të jetë shumë e vështirë që ti shoh në televizor ndeshjet e këtij turneu”, ka thënë Mancini. / Oversport.tv

Foto: figc.it