Mancini: Nuk kemi mendime të këqija, nesër duhet të fitojmë patjetër

Në prag të sfidës kundër Irlandës së Veriut, trajneri i Italisë, Roberto Mancini është ndalur për të komentuar mbi sfidën e nesërme. Ai foli mbi mendimet e këqija që lojtarët mund të kenë për këtë sfidë, por e bëri të qartë se nesër pret vetëm fitoren dhe kualifikimin në Kupën e Botës.

MENDIMET E KEQIJA- “Jo, mendimet e këqija janë gjëra serioze. Është një ndeshje futbolli, ne e dimë se është e rëndësishme. Do të shkojmë atje, do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të fitojmë edhe pse e dimë se nuk do të jetë një gjë e thjeshtë. Ky duhet të jetë mendimi ynë, jo mendimet e këqija”.

STILI I LOJËS- “Sigurisht që topat e lartë nuk duhet t’i luajmë, ata më duken mjaft të gjatë. Duhet të përpiqemi të fitojmë duke luajtur shpejt dhe me top në tokë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, ata mbrojnë shumë në numër dhe në mënyrë cilësore”.

DËMTIMET- “Të gjitha skuadrat për momentin kanë lëndime, jemi në nëntor dhe djemtë kanë luajtur shumë ndeshje. Jemi një skuadër e fortë edhe nëse na mungojnë lojtarë të rëndësishëm dhe gjithsesi do të mundohemi të arrijmë rezultat”.

GOLAVARAZHI- “Nuk është çështje të shënosh shumë gola, por të luash lojën. Deri më tani Irlanda e Veriut nuk ka pësuar gol këtu dhe do të ketë një arsye më shumë për mos ta bërë. Ne duhet të fitojmë, nëse shënojmë më shumë gola do të jemi të lumtur dhe do të kemi më shumë shanse për të kaluar”.

TONALI- “Sot po vlerësojmë rikuperimin e të gjithë lojtarëve. Sigurisht që ai ka hyrë mirë në mekanizmat e ekipit dhe është në një moment të mirë. Ai është në formë të shkëlqyer dhe mund të jetë nesër titullar”. /oversport.tv