Mancini opsion për United, ja yjet italianë që mund ta ndjekin në Manchester

Megjithëse Ralf Rangnick sapo është emëruar si trajner i Manchester United, kontrata e 63-vjeçarit gjerman në “Old Traford” mbaron në fund të këtij sezoni.

Në fillim të kampionatit të ardhshëm pritet që një trajner tjetër të ulet në stolin e “Djajve të kuq”” dhe klubi aktualisht po zgjedh emrat e trajnerëve që mund të drejtojnë skuadrën.

Një prej emrave më surprizues që lidhet me një transferim të mundshëm në “Old Traford” është ish-trajneri i rivalëve të tyre të qytetit, Roberto Mancini. Kampioni i Europës pritet të zëvendësojë gjermanin Rangnick në fund të sezonit.

Italiani si duket do të ndahet nga Italia të cilën e kurorëzoi si kampione Europe dhe sipas mediave këta janë 5 futbollistët që mund të ndjekin trajnerin e tyre të kombëtares te Manchester United.

CHIESA – Një futbollist që ishte vendimtar në fitimin e Europianit nga Italia është Federico Chiesa. Sulmuesi Italian është kthyer në futbollistët kryesor të Juventusit, pasi la Fiorentinën vitin e shkuar. Janë përhapur spekulime se ai dhe holandezi De Ligt do të largohen nga klubi bardhezi, nëse këta të fundit nuk sigurojnë të paktën grupet e Champions League.

SPINAZZOLA – Mbrojtësi i Romës gjithmonë ka qenë një shembull i vazhdueshmërisë, por gjithashtu ishte një futbollist i rëndësishëm për Italinë e Mancinit dhe e tregoi vlerën e tij në mënyrën më të mirë, para se një dëmtim t’i ndërpriste aventurën në EURO 2020. Ish futbollisti i Atalantës dhe Juventusit është përballur me disa probleme fizike në të shkuarën dhe këtë gjë anglezët do duhet ta marrin në konsideratë.

TONALI – Ylli i Milanit mund të jetë një tjetër opsion për mesfushën e Manchester United. I transferuar te Milani sezonin e shkuar, ai kaloi një fazë të vështirë përshtatje në Milano, por Pioli i ka marrë më të mirën ish-mesfushorit të Brescia këtë sezon.

BASTONI – Nëse mbrojtja është pjesa ku United ka më shumë nevojë për përmirësim, atëherë në këtë pozicion nuk ka të rinj më të aftë se sa mbrojtësi i Interit. Një produkt i akademisë së Atalantës, ai i hodhi hapat e tij të parë në Seria a si titullar te Parma, para se t’i bashkohej Interit pas një marrëveshje shumë të kushtueshme. Bastoni ka qenë një ndër pikat kyçe të zikaltërve këto dy vitet e fundit.

BARELLA – Mesfushori i Interit ka shkëlqyer vitet e fundit në Serie A me kampionët e Italisë dhe me Kajlarin, dhe ishte një ndër futbollistët më të dalluar të Italisë në EURO 2020. Barela ka më shumë se 4 vite kontratë me Interin aktualisht, dhe ka shumë pak gjasa që të largohet nga Milano./ oversport.tv