Roberto Mancini, trajneri i Italisë, ka folur pas ndeshjes që kampionët e Europës barazuan në transfertë me Zvicrën. Italiani është i zhgënjyer për faktin që nuk fitojnë, edhe pse po krijojnë shumë raste shënimi.
“Jemi në një momentikur topi nuk do të shkojë në rrjetë. Edhe një herë ne kishim shumë shanse për ta fituar ndeshjen. Nuk është vetëm penalltia, janë situata të tjera dhe ne duhet të jemi më të vendosur, më vrasës para porte, më të saktë.
Sikurse me Bullgarinë, dështuam të fitojmë me aq shumë mundësi shënimi. Pjesa e dytë ishte më e vështirë, por ne patëm shanse shënimë në të dyja fraksionet e lojës. Kjo do të thotë se kemi luajtur futboll të mirë”.
Italia ka 11 pikë pas 5 ndeshjes, kurse Zvicra numëron 7 pas tre sfidave të zhvilluara. Sikurse dihet, vetëm vendi i parë kualifikohet direkt në “Katar 2022”.
“Dueli në nëntor vendimtar për vendin e parë? Mendoj se ashtu do të jetë”, thotë Mancini, ndërkohë që Italia duhet të mendoje për ndeshjen e tretë më 8 shtator.
“Djemtë janë të lodhur dhe me siguri do të bëjmë disa ndryshime kundër Lituanië. Kemi humbur një mundësi për të fituar, sikurse na ndodhi me Bullgarinë. Ndodhi ekzaktësisht e njëjta gjë”, shprehet Mancini. / oversport.tv