Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, kampionëve në fuqi të Europës, Roberto Mancini, ka shpallur listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për fazën finale të Nations league, e programuar të zhvillohet nga data 6 tetor deri në 10 tetor.
Në listë figurojnë 22 nga 26 lojtarët që u shpallën kampionë të kontinentit dhe listës i shtohet vetëm kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini.
Deri në fillim të ndeshjes së parë kundër Spanjës, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në Milano, mund të bëhet ndonjë ndryshim i vogël në listë në rast të dëmtimit të ndonjë lojtari ose nëse ndonjë nga lojtarët infektohet me covid.
Spikasin mungesat e Kean dhe të të dëmtuarve Belotti, Castrovilli, Florenzi dhe Spinazzola. Ja dhe lista e plotë e Italisë për ndeshjet e Nations League:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Genoa).
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Lione), Rafael Toloi (Atalanta).
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Marco Verratti (Paris Saint Germain).
Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo).