Marash Kumbulla garant: Do bëjmë gjëra speciale për Shqipërinë

Shqipëria u mposht nga Anglia me pesë gola dhe Marash Kumbulla ishte një nga ata që nuk ia doli që ta mbyllte as pjesën e parë, për shkak të një dëmtimit.

Mbrojtësi i Romës nuk fshihet edhe pas një disfate të thellë, teksa përmes rrjeteve sociale ai garanton shqiptarët që janë të vendosur për të bërë gjëra të mëdha në të ardhmen.

“Ëndrra për në Botëror zbehet, por jo dëshira për të vazhduar të rritemi së bashku për të bërë diçka speciale për Shqipërinë. Më vjen shumë keq që nuk munda t’i ndihmoj shokët e mi në fushë deri në fund.

Dua të falënderoj mbështetjen e tifozëve tanë, që janë gjithmonë fantastik kudo që shkojmë! Shpresoj të kthehem sa më shpejt!”, shkruan Kumbulla në postimin e tij. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)