Maratona e boksit në Oversport: Fitore e madhe e Mateo Çelos, triumfon edhe Santini

Boksieri shqiptar Mateo Çelo ka zhvilluar një ndeshje të madhe dhe ka mposhtur me Knock Out teknik në raundin e tretë veteranin bullgar Rodoslav Mitev në sfidën e 6-të të zhvilluar në ringun gjigant të improvizuar në “Air Albania”. 18-vjeçari shqiptar ka dominuar sfidën përballë rivalit, duke arritur një fitore më se të merituar.

Ndërkohë që pas një sfide të luftuar, pas 6 raundesh Patrizio Santini fiton me pikë me vendim unanim përballë kolumbianit Daniel Ibarguen.

Vazhdoni të ndiqni live këtë mbrëmje magjike boksi që kulmon me sfidën Marku-Parra vetëm në Oversport dhe Tibo.