Maratona e Romës ekskluzivisht në Oversport, fitore dhe rekord për Fikre Bekele

Edicioni i vitit 2022 i Maratonës së Romës, një event i transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, është fituar nga Fikre Bekele Tefera.

Etiopiani arriti i pari në vijnë e finishit pas 42.195 metrave klasikë të kësaj gare, duke vendosur kohën 2 orë 6 minuta dhe 48 sekonda, një rekord i ri i këtij turneu.

Në vend të dytë është renditur bashkatdhetari i tij, Tadesse Mamo Temechachu, ndërsa shkallën më të ulët të podiumit e ka zënë marokeni Othmane El Goumri. / Oversport.tv

Foto: Ethiopian Embassy in Rome Twitter