Marc Marquez hedh pas krahëve problemin me diplopinë, gati të garojë sërish

17 ditë pas aksidentit të frikshmën në nxehmjen në Çmimin e Madh të Indonezisë, Marc Marquez duket se është gati që të rikthehet në drejtimin e një motori. Pas atij aksidenti, spanjolli u diagnostifikua sërish me diplopi dhe për rrjedhojë u detyrua të ndalej.

Mjekët i ndaluan atij të garonte si në Çmimin e Madh të Indonezisë, ashtu edhe garën e Argjentinës. Megjithatë, tashmë Marquez është nisur për në SHBA, ku do të zhvillohet edhe gara për këtë javë.

Ai duket se ka marrë edhe miratimin e mjekëve që të marrë pjesë në Çmimin e Madh të SHBA-së. Megjithatë, përgjigjja finale do të vijë ditën e enjte, ndërsa sipas mediave gjasat më të mëdha janë që ai të fillojë të pilotojë sërish. /oversport.tv

Foto: motogp.com