Marcelo largohet nga Reali i Madridit, nesër lamtumira zyrtare

Përmes një deklarate, Reali i Madridit njofton lamtumirën e Marcelo, që do të mbajë nesër një konferencë për shtyp:

“Real Madrid njofton se nesër, të hënën 13 qershor, në orën 13:00, do të mbahet një takim institucional për të nderuar dhe përshëndetur kapitenin tonë Marcelo, në prani të presidentit tonë Florentino Pérez.

Pas këtij takimi, Marcelo do të flasë për mediat në sallën e konferencave të Realit të Madridit”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter