Marchisio i habit të gjithë, bën një postim emocionues për Messias

Junior Messias ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e sotme dhe shkak u bë goli i shënuar me fanellën e Milanit në Champions League kundër Atletico Madrid.

Braziliani, i cili deri para pak vitesh luante në futbollin amator dhe bënte punë të ndryshme për të siguruar të ardhura, në moshën 30-vjeccare debutoi me gol në Champions League.

Me atë gol Messias nxori edhe shpenzimet që Milani kishte bërë për ta marrë nga Crotone në huazim. Sulmuesi anësor tërhoqi edhe vëmendjen e një juventini, të ish-mesfushorit Claudio Marchisio.

Përmes rrjeteve sociale ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që merren me sportin e bukur të futbollit, teksa në llogarinë e tij në “Facebook” shkruan:

“E di që zakonisht postoj foto të futbollistëve të veshur me fanella bardhezi. Por nga mbrëmë nuk mund mundur t’i heq nga mendja këto imazhe.

E njoh prej disa vitesh Junior Messias, kur për shkak të disa rrethanave të historisë së tij të pabesueshme, i magjepsi të gjithë në ekipin e qytetit tim të vogël në provincën e Torinos.

Këto imazhe janë për këdo që ndjek ëndrrat e tyre, çfarëdo qofshin ato. Sepse mësimi i mbrëmjes së djeshme është se nuk ka ëndrra shumë të mëdha, por për t’i arritur ato duhet të punosh”. / oversport.tv