Marchisio lëshon alarmin: Ky Juventus është si ai i Del Nerit

Claudio Marchisio lëshon alarmin për Juventusin. Ish-mesfushori i bardhezinjve thotë se “Zonja” ka humbur ADN-në e saj dhe po duket si skuadra e Del Nerit. Ai gjithashtu ka analizuar duelin kundër Zenitit. “Pres një sfidë shumë të ndryshme nga ajo e kaluara. Zeniti është rritur dhe vjen pas dy fitoreve të rëndësishme që i kanë sjell siguri në kampionat. Pres që Azmoun të luajë titullar në vendin e Dzyubas dhe një qasje më agresive.

Do të luajnë gjithçka për vendin e dytë. Juventusi nuk po kalon një moment të mirë dhe Allegri ende nuk ka zgjedhur formacionin titullar. Nuk po luan mirë. Vetë trajneri e ka pranuar se ende nuk e ka parë Juventusin e vërtetë.

Mungon identiteti dhe duhet ndryshim rrënjësor. Nuk kujtoj shumë Juventus të tillë në të shkuarën, por ky këtë sezon më duket si ai i Del Nerit. Arriti në vendin e shtatë dhe kjo është një kambanë alarmi. Kujtoj se atëherë thoshim: Ok fitojmë ndeshjen tjetër, por kjo nuk ndodhte”, përfundoi Marchisio. /oversport.tv