Marcus Rashford është një kampion i padiskutueshëm brenda fushe dhe jashtë fushe. Pasi ka kryer shumë gjeste të jashtëzakonshme bamirësie, duke ndihmuar sidomos fëmijët e varfër, sjellja e tij dhe veprimet do të bëhen lëndë mësimore në shkollat angleze.
Sipas mediave në Britaninë e Madhe, modeli i sjelljes i lojtarit të United në rrjetet sociale dhe veprimet e tij do të bëhen pjesë e sistemit mësimor anglez.
Rashford ishte pjesë e fushatave të ndryshme të bamirësisë, si për fëmijët, ashtu edhe për luftën ndaj racizmit.
Si pasojë e gjithë këtyre veprimeve, lojtari i Manchester United do të bëhet shembull për fëmijët në shkolla dhe do bëhet një lëndë mësimore për fëmijët në Angli.
Nxënësit që do studiojnë mediat sociale do të kenë mundësinë për të studiuar mënyrën e veprimit dhe komunikimit të lojtarit. Kjo lëndë do të fillojë nga ky vit. / oversport.tv