Maresca largohet nga City për një eksperiencë të re, mungon vetëm zyrtarizmi me klubin e njohur

Enzo Maresca po bëhet gati për të nisur një aventurë të re në krye të stolit të një skuadre angleze. Pasi bashkëpunoi me Pep Guardiolan te Manchester City, ku fitoi Champions League, ish-trajneri i Parmës është gati të nisë një projekt të ri teknik në Angli.

Sipas “Sky Sports UK” është Leicester, skuadra që pritet të drejtojë italiani sezonin e ri. “Dhelprat” ranë këtë sezon në kategorinë inferiore dhe duan të rikthehen në elitë nën drejtimin e Marescas.

Është arritur një marrëveshje verbale mes palëve dhe tashmë pritet që të zgjidhen edhe detajet e fundit që të zyrtarizohet martesa mes palëve. / Oversport.tv