Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini ka folur për mediat në prag të takimit ndaj Vllaznisë, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Zyrtari i kuq ka folur për merkaton e kryeqytetesave.
“Prezenca ime sot këtu përpara jush ishte një lloj obligimi për mediat që për disa pyetje që i përkasin merkatos të mos jap përgjigje trajneri, por unë që jam edhe personi përgjegjës për merkaton. Përsa i përket çështjes Skuka mendoj që ne e kemi sqaruar edhe përpara se të mbyllej viti që sapo lam pas. Kemi vendosur si staf që Partizani nuk do të ketë dalje në merkato. E vetmja mënyrë që të ketë dalje në merkato është që të na ofrohen shifra të çmëndura dhe nëse dikush bën çmënduri do të respektojmë dëshirën e lojtarit, pasi jo të gjitha tregjet mund të marrin një PO nga lojtarët. Gjithashtu është presidenti ai që vendos, por e ripërsëris në mbledhjen e fundit që kemi zhvilluar si staf për çështjet e merkatos në dalje duke qenë se ne jemi në luftë për një objektiv madhor që është shumë i rëndësishëm për ne në këtë sezon”.
Keni marrë oferta të tilla?
Në ofertat që kemi marr në anë verbale nuk ka patur asnjë shifër të “çmendur”. Kështu që po flasim për shifra normale të cilat Partizani nuk do ti marr në konsideratë.
Po në hyrje çfarë prisni?
Ne jemi mundur që të ballancojmë dy daljet me dy prurje të reja. Na është larguar Cvetanoski dhe Romero, i kemi zëvendësuar të dy këta lojtarë shumë shpejt do të bëhen zyrtarizimet e tyre. Përveç këtyre dy afrimeve nuk besoj se do të kemi të tjera. Kemi biseduar me trajnerin dhe jemi të kënaqur me grupin aktual që kemi . Të gjithë lojtarët kanë vlerësimin tonë maksimal. Mos harroni që ne i kemi dhënë një vizion të ri edhe elementëve me moshë të re. Po punojmë shumë që të vlerësojmë edhe lojtarët e Akademisë kështu që kemi produktin tonë , kemi edhe njerëzit që u kemi dhënë besim. Jemi në pozita në të cilat nuk kemi nevojë për të hyrë shumë në treg.
Bala dhe Çinari?
Në tavolinën time nuk ka ardhur as Bekim Bala as lojtar të tjerë që përfliten në media.
Regi Lushkja ka ardhur në tavolinën tuaj ?
Regi Lushkjës i urojmë suksese që ka nënshkruar me Tiranën.