Mario Balotelli “sms” Mancinit: Për Italinë vij në këmbë nga Turqia

Mario Balotelli është i bindur se me formën që po kalon, mund të meritojë edhe një rikthim në kombëtaren “axurre”.

Sulmuesi i Adana Demirspor në Turqi ka komentuar situatën e Italisë dhe është shprehur i gatshëm për t’u vënë nën urdhrat e Mancinit në ndeshjet “Play Off”, që do të zhvillohen në muajin mars.

“Mancini ma ka thënë qartë se çfarë kërkon prej meje që unë të rikthehem në kombëtare. Nëse unë do të jem mirë, pse nuk duhet të më grumbullojë?”, shprehet fillimisht sulmuesi.

“Balo” mungon me “axurrët” për më shumë sesa 3 vite, por qëndron me shpresë se do të ketë një shans në ndeshjet decizive që do të vendosin nëse Italia do të fitojë një biletë për në Botërorin “Katar 2022”.

Në Turqi Baloteli ka zhvilluar 13 ndeshje dhe numëron 5 gola e dy asiste, teksa që nga muaji shtator stërvitet dhe drejtohet nga Vincenzo Montella.

“Do të ishte një ëndërr për mua që të grumbullohesha në mars. Do të shkoja në këmbë në kombëtare që nga Turqia. Me Mancinin kam një raport të shkëlqyer”, ka deklaruar 31-vjeçari për “OcwSport”. / oversport.tv