Marku: Kërkoj më shumë nga vetja, të vazhdojmë me fitore

Në konferencën për shtyp në krah të trajnerit ka qenë edhe mesfushori Herald Marku, që ka komentuar sfidën e radhës kundër korçarëve në kampionat.

“Fitorja me Teutën? Një fitore shumë e rëndësishme, jemi të lumtur. Atmosfera është pozitive, aq më tepër që suksesi erdhi në fund. Jemi stërvitur mirë, kemi harmoni dhe duam që të vazhdojmë me këtë ritëm. Të mos ndalemi më dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve.

Është një ndeshje e vështirë nesër, të gjitha skuadrat kanë treguar se mund të marrin pikë kudo, duhet të jemi të përqendruar dhe të marrim fitoren.

Nuk jam i kënaqur në aspektin personal sepse pretendoj më shumë, por besoj se duhet të rritem në çdo ndeshje dhe të jap më të mirën në çdo ndeshje. Shpresoj që të shënoj nesër.

Kthesa? Ishte një krizë rezultatesh, por loja ka qenë pozitive. Janë ndryshuar lojtarë dhe ekipi do kohë që të stabilizohet. Ka qenë e vështirë, sepse rezultatet kanë rëndësi, por besoj se tashmë ka ardhur kthesa”. /Oversport.tv