Marotta: Brozovic mund të rinovojë së shpejti, unë kur të vijë Zhangu

I shpërblyer në takimin me këshillin rajonal të Lombardisë, drejtori i Interit, Beppe Marotta, sqaroi shumë tema të rëndësishme sa i përket skuadrës zikaltër, ku ndër të tjera përmend kualifikimin në fazën tjetër të Champions, rinovimin e Brozovic dhe të ardhmen si drejtor.

KUALIFIKIMI NË 1/16-  “Kemi arritur këtë moment historik, por nuk duhet ta jetojmë si moment hakmarrjeje, nuk duhet të nxitojmë në gjykimet në sport. Ekuacioni se kush shpenzon më shumë fiton, nuk është gjithmonë i vërtrtë. Duhet të ketë harmoni dhe kompetencë për ata që punojnë, gjëra që i kam gjetur tek Inter dhe jam përpjekur ti forcoj. Jemi kthyer në fazat më të përshtatshme”

INZAGHI- “Nuk jam surprizuar nga ai sepse nga pikëpamja njerëzore ai përputhej me kërkesat për të ardhur tek Inter and unë e njoh atë. E zgjodhëm brenda pak orësh dhe i dhamë vazhdimësinë e punës së Contes. Donim një trajner italian sepse kemi karakteristika të ndryshme nga klubet e tjera”.

Pronësia e klubit- “Pronësia ka për detyrë të sigurojë stabilitet dhe siguri dhe nuk duhet të harrojmë atë që ka bërë familja Zhang, në veçanti Steven, i cili kujdeset aq shumë për këtë kompani. Pati një krizë globale dhe u prek edhe familja Zhang, por marrëdhënia jonë është e përditshme.

Ata na mbulojnë, nuk mund të adoptojmë më modelin që kishim në mendje, sepse ka një krizë globale dhe më pas duhet të gjejmë modele të tjera, duhet të shesim lojtarë dhe t’i zëvendësojmë me profile të mira. Nuk është e drejtë që pronarët të vazhdojnë të vënë në dispozicion shumë para sepse kostot janë në disproporcion me të ardhurat”.

Brozovic- “Me Brozovic mund të arrijmë një marrëveshje së shpejti. Nëse lojtarët duan të qëndrojnë me ne, jemi të lumtur ti kënaqim. Nuk mund të shpërndajmë miliona në kontrast me ekonominë tonë. Nëse pranojnë modelin që po ndërmarrin, ne mund të vazhdojmë”.

Merkato e janarit- “Tregu është i vështirë dhe duhet të gjejmë mundësi që mund të përmirësojnë grupi. Jemi me fat sepse kemi një skuadër pa boshllëqe të thella dhe meriton të konfirmohet”.

Alvarez dhe Vlahovic- “Alvarez ka dinamikë dhe është i përshtatshëm për modelin tonë. Vlahovic është një talent i madh dhe e di që ka një mosmarrëveshje me Fiorentinën dhe uroj që ta zgjidhë si problem sepse e di që është keq të shohësh talente për të cilët vihet bast. Në atë rol ne kemi përzierje të mirë të përvojës dhe të rinjve”.

Rinovimi- “Kam marrëdhënie shumë të mirë me Zhang. Jemi të lumtur të vazhdojmë eksperiencën me Interin. Kur Zhang të vijë, do ta formalizojmë marrëveshjen”. /oversport.tv