Marotta gëzon tifozët e Interit: Jam i sigurt se Brozovic do të rinovojë

Drejtori i deleguar i Interit, Beppe Marotta ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për tifozët e Interit. Ai ka folur përpara supersfidës me Napolin, ku ka thënë se mundësia që Brozovic të rinovojë me Interin është shumë e lartë.

“Ne ende duhet të negociojmë, por unë kam besim, ashtu si edhe të gjithë drejtuesit e tjerë të Interit. Ai e ka gjetur veten shumë mirë këtu, jam pothuajse i sigurt që Brozovic do të vazhdojë përvojën e tij në këtë klub të lavdishëm.

Nuk është e lehtë të gjejë një klub tjetër që mund t’i japë atij atë që i ka dhënë Interi. Shpresojmë të gjejmë një marrëveshje për të vazhduar së bashku”, përfundoi fjalën e tij Beppe Marotta.