Marotta: Haaland pengu im më i madh, tani i pakapshëm për Serie A

Beppe Marotta, CEO i Interit, ka dhënë një intervistë dhe haptazi pranon se pengu i tij më i madh është se nuk transferoi sulmuesin Erling Haaland te Juventusi.

“Një nga pengjet e mia më të mëdha është marrëveshja me Haaland. Isha CEO i Juventusit dhe kisha shansin të firmosja me të për 2 milion euro nga Molde.

Ishim shumë pranë. Tani është e pamundur ta shohim Haaland në Serie A, nuk ka shanse për klubet italiane ta transferojnë verën e ardhshme”, është shprehur Marotta.

Gjithçka ndodhi në dhjetor të vitit 2017, kur Haaland ishte në Torino dhe ndoqi ndeshjen Juventus-Inter së bashku me babain e tij, Alfie, dhe ish-menaxherin Pedersen.

Bardhezinjtë në fakt donin ta angazhonin Haaland me Juventus U23 fillimisht, por nuk pati një marrëveshje dhe sulmuesi u transferua më pas te RB Salzburg dhe tregoi se do bëhej sulmues i madh. /oversport.tv