Administratori i deleguar i sportit tek Interi, Beppe Marotta ka folur gjatë një eventi në “San Siro” për humbjen e zikaltërve mbrëmë në Bologna dhe për garën për titullin kampion.
“Është e qartë që si njeri i sportit buzëqesh, por është një buzëqeshje e hidhur. Kjo është pjesë e lojës, humbëm një betejë por jo të gjithë luftën. Duhet të mbledhim forcat sa më shpejt që të jetë e mundur, jemi të mërzitur, por jo në depresion.
Mungojnë edhe 4 ndeshje, të shohim se çfarë do të ndodhë. Futbolli i sotëm nuk ka asgjë të sigurtë. Sot skuadra që nuk ka asnjë objektiv mund të fitojë”, ka thënë mes të tjerash Marotta. / Oversport.tv
Foto: Inter Facebook