Marotta konfirmon Inzaghin: Ka besimin e klubit, të gjithë duhet të japin më shumë

“A e ka Inzaghi akoma besimin e klubit? Po sigurisht, po bën një punë shumë të mirë, di të menaxhojë shumë mirë skuadrën. Ne jemi Interi, duam më shumë motivim nga ana e të gjithëve: drejtues, staf dhe lojtarë. Kjo fanellë duhet të nderohet në mënyrën më të mirë”, ka thënë administratori i deleguar i klubit zikaltër Beppe Marotta.

Drejtuesi i Interit konfirmon teknikun pas humbjes kundër Bayernit të Mynihut në debutimin sezonal në Champions League, që ishte disfata e tretë e skuadrës në 12 ditët e fundit.

“Interi ka një fanellë me peshë, duhet të jetë gjithmonë konkurrues pavarësisht se kush zbret në fushën e blertë. Interi, kur merr pjesë në një kompeticion, ka detyrimin që të synojë maksimumin. Ylli i dytë është një ëndërr që për mendim tim mund të realizohet, duhet të besojmë deri në fund”, ka thënë Marotta.  / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook