Marotta: Lautaro duhet të jetë i qetë, duhet të aspirojmë maksimumin

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, foli për SportMediaset përpara derbit të Milanos në Kupën e Italisë kundër Milanit, “Sot ndeshja ka shumë rëndësi, është një derbi dhe është një gjysmëfinale që na intereson shumë. Është e qartë se do të përpiqemi të bëjmë diçka pozitive për një kualifikim sonte”.

LETRA NGA UEFA- “Tifozët mund të jenë të sigurt, ky nuk është një hetim, por një vëzhgim, një indikacion nga drejtuesit e lartë të UEFA-s, të cilët monitorojnë dhjetëra klube në kampionatet kryesore europiane për Covid dhe çfarë pasojash ka sjellë, duke filluar nga një tkurrje financiare dhe ekonomike që çoi në humbje të mëdha. Ky vëzhgim synon të kuptojë se cilat masa paraprake mund ta rikthejnë futbollin në logjikën e tij të mëparshme”.

JUVENTUS-  “Pikët janë të shumta, duhet të mbajmë kokën lart dhe të tregojmë se duam të jemi aty për luftuar. Pesë ekipet e para janë pretendent për të fituar dhe është e zakonshme që Juventusi të luftojë për Scudetton, e kundërta është e jashtëzakonshme. Nuk mund të nënvlerësojmë Milanin, Napolin dhe Atalantën”.

LAUTARO- “Lautaro duhet t’i jetojë këto periudha të luhatshme mes shënimit dhe mosshënimit. Për një sulmues, shënimi është i rëndësishëm, nëse nuk e bën, je i frikësuar. Ai duhet të jetë i qetë, ai është një lojtar i rëndësishëm, Interi beson tek ai dhe duhet të gjejë rrugën për të shënuar sërish. Ai duhet ta gjejë atë rrugë përmes vetes dhe ekipit”.

TITULLI KAMPION- “Ne jemi Interi, të gjithë duhet të aspirojnë maksimumin. Kjo do të thotë të luftojmë deri në fund për qëllimet më të rëndësishme. Nuk jemi favorit kundër Liverpool, por do të përpiqemi të përmbysim gjithçka. Ambiciet janë aty, nuk është turp, por fakti mbetet që Inzaghi po bën mirë dhe nëse dikush është mbi ne do të themi se është më i mirë se ne. Edhe trajneri është pjesë e rrugës ambicioze, ai beson te ekipi dhe ne duhet të luftojmë deri në fund”.

KRIZA- “Në studio ka shumë ish-futbollistë të shkëlqyer, ata e dinë se ka momente në të cilat ne vuajmë dhe në të cilat gëzohemi dhe kur vuajmë duhet të jemi më të vendosur, të kërkojmë motive më të forta dhe të gjejmë ilaçet e nevojshme për të rimarrë kryesimin në tabelën e klasifikimit”. /oversport.tv

Foto: inter.it