Marotta për Dybala: Mbetet një alternativë, sulmin e kemi të kompletuar

Beppe Marotta duket sikur i mbyll dyert, të paktën për momentin, transferimit tek Interi të Paulo Dybala:

“Bën pjesë te lojtarët e lirë dhe është hera e parë që ka kaq shumë lojtarë të nivelit të lartë akoma pa skuadër. Kjo tregon se futbolli po ndryshon, sepse tashmë po i jepet rëndësi bilanceve të klubeve.

Dybala përfaqëson një mundësi, por nuk duhet të harrojmë që jemi në rregull në repartin e avancuar. Kemi disa lojtarë të rëndësishëm, që trajneri duhet ti menaxhojë në mënyrën më të mirë. Por sigurisht që jemi të interesuar për Paulon”, ka thënë mes të tjerash administratori i deleguar i Interit në konferencën e prezantimit të sezonit të ri të skuadrës zikaltër. / Oversport.tv