Marotta: Rinovimi i Brozovic? Shpresojmë që ta mbyllim sa më shpejt

Duke lënë derbin mënjanë, Beppe Marotta flet në lidhje me rinovimet e kontratave të lojtarëve, duke nisur nga ajo e Marcelo Brozovic:

“Në momentin që flasim, dëshira e të dyja palëve është që të vazhdojnë bashkë, ky është lajmi zyrtar. Po punojmë për të gjetur marrëveshjen e duhur. Shpresoj dhe uroj që të mbyllet sa më shpejt, sepse kjo është dëshira e të gjithëve, edhe e tifozëve”, ka thënë administratori i deleguar i Interit.

Drejtuesit zikaltër po mendojnë edhe për zgjatjen e kontratës së Ivan Perisic: “Ardhja e Gosens nuk ndikon tek rinovimi i tij. Ishte kjo mundësi dhe përfituam. Falënderoj klubin sepse ka bërë një investim të rëndësihëm. Tani konkurrenca në skuadër është rritur”, ka përfunduar Marotta. / Oversport.tv