Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Tijjani Reijnders do të jetë blerja e radhës nga Milani. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, klubet dhe lojtari kanë një marrëveshje totale dhe shumë shpejt do të vijë edhe firma në kontratë.
Marrëveshja është arritur për shifrën e 20 milionë eurove plus 5 të tjera në formë bonusesh. Kështu mesfushori holandez do të veshë fanellën kuqezi, ku do të përfitojë rreth 1.6 milionë euro në sezon.
Reijnder bëhet përforcimi tjetër për Stefano Piolin më mesfushë, pasi më parë Milani ka blerë nga Chelsea edhe Ruben Luftus-Cheek. Tashmë merkato e Milanit është e përqëndruar tek një sulmues qendre dhe një mbrojtësi i djathtë. /oversport.tv