Roma po mundohet që të përforcojë skuadrën në dispozicion të teknikut Mourinho, por në të njëjtën kohë synon të shesë lojtarët që nuk hyjnë në planet e “Special One”.
Dy prej këtyre lojtarëve janë Veretout dhe Justin Kluivert: i pari ka luajtur shumë pak këtë sezon, ndërsa i dyti nuk u ble nga Nice, ku ishte huazuar këtë sezon.
Të dy futbollistët ndiqen me vëmendje nga klube të ndryshme franceze, por ditën e djeshme ka qenë Marseille, që ka lëvizur zyrtarisht. Roma kërkon rreth 25 milionë për të dy lojtarët. / Oversport.tv