Marseille ngjitet në vendin e tretë, Monaco zhgënjen ndaj Brest

Marseille ka mposhtur në transfertë Clermont dhe është ngjitur në vendin e tretë të Ligue 1. Ekipit të Sampaoli i mjaftoi goli i turkut, Cengiz Under për të dalë me tre pikët nga transferta e vështirë. Kështu, Marseille është kthyer tek fitorja pas dy barazimesh rresht në kampionat.

Ndërkohë, më parë Monaco ka zhgënjyer pasi është mundur në transfertë nga Brest. Ekipi nga principata nuk arriti dot të shënonte asnjë gol ndërkohë që u ndëshkua dy herë nga Mounie në pjesën e parë dhe Honorat pak minuta nga fundi u takimit.

Sakaq, te fitorja është rikthyer dhe vendi i dytë Nice. Ata mposhtën 2-1 Angers falë dygolëshit të Delort. Miqtë luftuan deri në sekondën e fundit dhe ishin pikërisht minutat shtesë, koha kur ata gjetën avantazhin dhe morrën tre pikët.

 

LIGUE 1-JAVA E 12-TË
CLERMONT-MARSEILLE 0-1
Shënues:
Under 25’

BREST-MONACO 2-0
Shënues:
Mounie 18’, Honorat 79’

TROYES-RENNES 2-0
Shënues:
Rami 38’, Dingome 40’

STRASBOURG-LORIENT 4-0
Shënues:
Ajorque 28’, Diallo 39’, 45+1’, Thomasson 64’

MONTPELLIER-NANTES 2-0
Shënues:
Mollet 64’, Wahi 71’

BORDEAUX-REIMS 3-2
Shënues:
Adli 73’, Briand 78’, (pen) 90+4’ / Ekitike 37’, Locko 63’

ANGERS-NICE 1-2
Shënues:
Boufal 29’, / Delort 57’, 90+1’