Marseille ringrihet pas dy humbjesh, poker ndaj Lorient

Marseille ka arritur një fitore 4-1 ndaj Lorient në javën e dhjetë të kampionatit francez. Ekipi I Jorge Sampaoli u përgjigj shumë mirë pas dy disfatave të fundit në kampionat ndaj Lens dhe Lille.

Të zotët e shtëpisë e gjetën veten në disavantazh që në fillimin e takimit pas një goli të shënuar me 11-metërsh nga Lauriente. Megjithatë, Marseille nuk e humbi toruan dhe disa minuta më vonë arriti të barazonte rezultatin me Kamara duke mbyllur edhe pjesën e parë me këtë rezultat.

Pjesa e dytë foli totalisht për vendasit të cilët gjetën edhe golin e avantazhit me Guendouzi. Krosa perfekte e Payet nga rivënia këndore gjeti kokën e mesfushorit që e çoi topin në rrjetë.

Për të siguaruar rezultatin mendoi Arkadiusz Milik që I vetëm përball portierit nuk mund të falte duke çuar rezultatin në 3-1. Ndërkohë, golin e “knockout” e shënoi Guendouzi që fiksoi edhe rezultatin përfundimtar 4-1

Kështu Marseille merr 3 pikë shumë të rëndësishme që e çojnë atë në vendin e tretë, me një ndeshje më shumë për të luajtur.

 

LIGUE 1- JAVA E 10-TË
MARSEILLE-LORIENT 4-1
Shënues:
Kamara 27’, Guendouzi 56’, 90+2, Milik 85’/ Laurinete 13’