Martinez në vend të Koeman te Barcelona? Trajneri spanjoll thyen heshtjen

Roberto Martinez, trajneri aktual i Belgjikës, është një nga emrat e lakuar për të marrë drejtimin e Barcelonës kohët e fundit.

Gjërat për Ronald Koeman nuk kanë shkuar mirë këto kohë dhe në Spanjë largimi i holandezit është një opsion, por te Barcelona duhet të gjejnë edhe pasuesin më parë.

Roberto Martinez është ngacmuar ditën e sotme pas finales së vogël në Nations League kundër Italisë. Trajneri i Belgjikës ka deklaruar:

“Nuk është e lehtë për mua të flas për këtë… Kam punuar për pesë vite me Belgjikën dhe jam i fokusuar këtu 100 për qind. Ne do të përgatitemi për Kupën e Botës tani. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”. / oversport.tv