Martinez nuk e fsheh zhgënjimin: Presioni për një trofe “bllokon” lojtarët

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka folur për humbjen që skuadra e tij pësoi në gjysmëfinalen e Nations League kundër Francës, ndonëse në pjesën e parë kryesonte me rezultatin 2-0:

“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, shënuam 2 herë dhe mund të shënonim edhe më shumë. Në pjesën e dytë na pushtuan emocionet dhe e lejuam Francën që të futej në lojë. Është një zhgënjim i madh.

Besoj se ky brez ndjen se është i detyruar të fitojë një trofe dhe kjo gjë i emocionon shumë lojtarët”.

I pyetur nëse do të arrijë ky brez lojtarësh të fitojë një trofe me Belgjikën, tekniku i përgjigjet: “Skuadra duhet të vlerësohet për paraqitjet e saj dhe për faktin se është gjithmonë një nga pretendentet kryesore.

Duhet të mësojmë, të reagojmë. Jemi të gjithë të bashkuar. Është e qartë që kjo humbje dhemb, por pas një viti kemi një tjetër turne dhe duam të rritemi pavarësisht kësaj eksperience shumë të hidhur.

Duam të reagojmë për tifozët tanë”, ka përfunduar trajneri i kombëtares së Belgjikës. / Oversport.tv