Martini: E vura veten në një pozitë me lojtarët, djemtë ishin fantastik nuk veçoj asnjë

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për Oversport dhe Tibo në emisionin “Ti Bo Gol”.

Ishte një ndeshje e tensionuar. E kisha vënë veten në të njëjtën pozitë me lojtarët duke festuar. Nuk e prisja këtë rezultat por besimin e kisha të jashtëzakonshëm.

E dija që këto djem do reagonin. Kisha një besim të jashtëzakonshëm për një rikthim të Emiliano Vilës. Nuk jemi në pozita të barabarta me Tiranën. Shikoja një dëshirë të lojtarëve që donin të hynin në fushë.

Nuk dua të përjashtoj asnjë nga djemtë me paraqitjen e sotme, ishin fantastikë. Kartoni i parë i verdhë për Grudën ishte i dyshimtë. Ai është një lojtar që e kam marrë personalisht te Shënkolli.

Sa herë që është futur në lojë na ka ndihmuar, dhe është një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin shqiptar.” – u shpreh Martini. /oversport.tv