Martini: Fitorja më gëzoi jashtëzakonisht, nuk bëj plane për të ardhmen

Tekniku i Teutës, Edi Martini, ka folur ekskluzivisht për Oversport dhe Tibo në emisionin “Ti Bo Gol”.

“Fitorja më gëzoi jashtëzakonisht shumë. Ngarkesa për lojtarët ka qenë shumë e madhe. I komplimentoj djemtë për këtë fitore. Ndeshja me Tiranën është shumë e rëndësishme për ne.

Nuk bëj shumë plane për të ardhmen sepse është akoma herët për të folur. I dhamë një përparësi kundërshtarëve në krahun e majtë duke lënë Ndrecën pak të lirshëm në fushë.

Ju e patë që futbollistët e mi ishin shumë të lodhur sot. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm pavarësisht pikëve të cilat i kemi marrë me shumë mund. Jam shumë kokëfortë që të vazhdojmë me këtë ritëm.

Duke parë gjendjen e mirë të Grudës që luan kudo në sulm, ai mund të jetë sulmuesi më i mirë në Shqipëri. Megjithatë, ai duhet të punojë edhe më shumë me veten e tij.” – tha Martini.