Martini: Ishim në presion nga fitoret e rivalëve, kemi gjetur stabilitet dhe vazhdimësi

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për Oversport pas fitores në transfertë përballë Partizanit.

“Fitore e çmuar, që konfirmon momentin e mirë? Kemi vazhdimësi në rezultate dhe në lojë. Kemi stabilizuar repartin e mbrojtjes, nuk po pësojmë gola dhe cilësia është rritur. Dua të përgëzoj djemtë, që kanë bërë një ndeshje të mirë. Nuk po luajmë në mbrojtje. Dua të falënderoj djemtë sepse nuk u shpërqendruan për asnjë moment.

Rikthimet në skuadër kanë rritur entuziazmin? Edhe Qaqi edhe Kallaku kanë luajtur shumë mirë. Është grupi ai që e çon përpara ekipin. Sot ishim pak në stres pas fitoreve të rivalëve (Kukësit dhe Bylisit), jam i kënaqur që u ngjitëm në renditje.

Goli i Markut? Meriton notën 10, pasi e shënoi me këmbën e majtë. E përgëzoj për golin ishte shumë i bukur”, ka thënë Martini. / Oversport.tv