Martini: Kupa na çon drejt Europës, barazimi ishte rezultat i drejtë

Derbi midis Teutës dhe Erzenit u mbyll pa fitues. Ekipet u ndalen në një barazim 1-1 në Kupën e Shqipërisë dhe pas sfidës trajneri Edi Martini bëri analizën e ndeshjes për emisionin “Ti bo gol” i cili këtë herë zbriti në stadiumin “Niko Dovana”.

“Ne kishim disa mundësi për të shënuar në pjesën e parë, por nuk ia dolëm. Çështje fati, por edhe përqëndrimi. Luajtëm më mirë në pjesën e parë, por mund të ishte edhe një strategji e Erzenit. Sido që të mbaronte sfida, ne e dimë që kemi dhe një ndeshje tjetër. Barazimi ishte rezultati më i drejtë.”

SFIDA E FUNDIT PËRBALLË ERZENIT- “Kanë ndryshuar të dyja ekipet. Ne pretendonim të dilnim kampion, Erzeni luante në kategorinë e Parë dhe kishim pretendime të tjera. Siç e thash ka dhe një ndeshje tjetër për të luajtur.”

PËRFORMANCA E SKUADRAVE- “Unë nuk preferoj të shaj ose të lavdëroj lojtarët. I them në dhomat e zhveshjes me futbollistët.”

KALLAKU- “Shpresoj ta shikojmë në fundjavë ndaj Egnatias. Ne nuk e kemi luksin të mbajmë jashtë Kallakun, Vilën dhe Grudën dhe shpresoj ti kemi gati për sfidën e radhës.”

KUPA DHE KAMPIONATI- “Unë them për veten time, por edhe për lojtarët, ne jemi një klub që kemi dalë shpesh në kupat e Europës. Nuk do t’i ndaja, do të luftojmë në të dyja frontet. Mbijetesa është objektivi kryesor, por edhe Kupa e cila është një rrugë që të çon drejt Europës.”