Martini” Një fitore e rëndësishme, luftojmë për Kupat e Europës

Edi Martini u shpreh i kënaqur për kualifikimin në fazën çerekfinale të Teutës në Kupën e Shqipërisë. Skuadra durrsake mposhti në derbi Erzenin me rezultatin 1-0 (sfida e parë 1-1) dhe tekniku Martini tregoi përshtypjet e tij për Oversport pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur ishte një ndeshje e vështirë, ne i kemi bërë ndeshjet e barabarta me ekipet e tjera. E meritonim këtë kualifikim. Ne humbëm përqendrimin me Laçin vetëm 10 minuta dhe për këtë arsye humbëm.”

“Teuta nuk është një ekip që mendon vetëm për renditjen e mirë në kampionat, ne kërkojmë Kupat e Europës. Daci më pëlqen si lojtar dhe e komplimentoj shumë. Kemi pasur problemet tona dhe kam besim tek djemtë. Emiljano Vila vjen pas dëmtimit dhe të tjerët mund të japin shumë për ekipin. Kjo fitore ishe e rëndësishme pas humbjes me Laçin që djemtë të shohin veten se kush janë. Do na shërbejë për në vijim”, tha Edi Martini pas ndeshjes. /oversport.tv